Politikë
23/10/2026 11:16
Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Edhe ditën e sotme ka vijuar bojkoti mësimor në të gjitha fakultetet e Universitetit “Fan Noli” të Korçës. Kjo është dita e tretë që studentët kanë boshatisur auditorët në formë proteste.
Gjatë ditës së sotme, një grup studentësh, me pankarta në duar, kanë zhvilluar një protestë paqësore në oborrin e Universitetit “Fan Noli”, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, më pas, Këshilli Studentor është mbledhur për të diskutuar dhe vendosur se si do të vijojë situata javën e ardhshme, pra nëse do të vazhdojnë bojkoti mësimor dhe protestat apo studentët do të rikthehen në auditorë. /Euronews.al/
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Baseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel
Sport
Lionel Messi bën histori me çmimin Princesha e Asturias - Kush e fitoi atë para tij?
Ekonomi
KEK: Njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar
Lajme