Politikë
19/10/2026 16:32
Disa efektivë kapin një protestues në Tiranë, i riu u ikën nga duart policëve dhe “fluturon”
Momente kaosi janë shënuar pak çaste më parë në zonën përreth Parkut Rinia.
Policia ka ndërhyrë me një aksion të beftë, duke bërë shoqërime të protestuesve që ndodheshin në zonë.
Në një moment, efektivët kanë kapur një të ri, pranë të cilit kanë shkuar menjëherë protestues të tjerë, si dhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, duke tentuar ta lirojnë.
Në ato çaste kaotike, i riu ka arritur t’u shpëtojë nga duart disa efektivëve të policisë dhe të largohet me vrap. /Tch/
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Drutë dhe peleti humbin fuqinë ngrohëse nëse nuk ruhen siç duhet - gabimet që ju kushtojnë shtrenjtë gjatë dimrit
Politikë
Protesta paralizon bizneset në qendër të Tiranës
Lajme
Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tre personave, u kapën duke shitur kokainë
Sport