← Kthehu te Ballina
Lajme 26/10/2026 14:31

Digjet një veturë në Podujevë, policia nis hetimet

Digjet një veturë në Podujevë, policia nis hetimet

Një veturë me targa vendore është përfshirë nga zjarri në Podujevë, në orët e para të së dielës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 01:50.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente.

Reklamë