Detaje të reja nga gërmimet në veri, ku u gjeten mbetje mortore
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme institucionale për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, dje, më 27 tetor, me mbështetjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH) dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL) – Sektori për Personat e Zhdukur, ekipet mjeko-ligjore të Institutit për Mjekësi Ligjore (IML), përfshirë ekspertët e EULEX-it, kanë realizuar gërmimet vlerësuese në një lokacion brenda hapësirës së varrezave të qytetit të Mitrovicës së Veriut, më saktësisht lokacion i njohur si “Varrezat e besimtarëve myslimanë”.
Gërmimet e realizuara më 27 tetor, janë vazhdimësi e aktiviteteve vlerësuese të filluara në këtë lokacion më 20 tetor, transmeton
Këto veprime janë ndërmarrë në zbatim të urdhrit të Gjykatës, pas kërkesës së iniciuar nga Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, përmes Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte.
Bëhet e ditur se, gjatë gërmimeve të realizuara më 27 tetor, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtërore) me interes mjeko-ligjor, të cilat mund t’u përkasin viktimave të luftës.
Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, përfshirë edhe analizat e ADN-së, me qëllim të përcaktimit të identitetit.
“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Ligjore, Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe institucionet e angazhuara në këtë proces, mbetet i përkushtuar në trajtimin dhe adresimin me prioritet të çdo informacioni që mund të kontribuojë në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë” thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
HANDIKOS kërkon më shumë parkingje për personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë
Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gusia: Atë ditë s’është bërë si duhet vlerësimi i rrezikut