Destinacioni i festave të fundvitit, Happy Events sjell shtëpizat festive dhe atmosferën e veçantë!
Kompania Happy Events po vjen me një organizim të veçantë në American Retail Park në Pejë, ku për festat e fundvitit do të vendosen shtëpiza festive, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot argëtim për vizitorët.
Përgjatë kësaj periudhe, të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë muzikë dhe argëtim nën ritmet e artistëve dhe DJ-ve më të njohur.
Pjesë e këtij organizimi mund të bëhen edhe bizneset e interesuara, të cilat tashmë kanë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje.
Detajet dhe formulari i aplikimit gjenden në linkun e publikuar nga organizatorët.
Për informata shtesë: +383 49 375 339.
Burimet e kësaj ngjarjeje
indeksonline.net · indeksonline.net
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
