Dështon tentativa për uljen e aeroplanit në Londër, bishti prek pistën
Një avion i kompanisë ajrore British Airways është filmuar teksa bishti i tij godet pistën gjatë përpjekjes për t’u ulur në aeroportin Heathrow të Londrës.
Pamjet tregojnë avionin e tipit Airbus duke prekur pistën me pjesën e pasme të trupit gjatë uljes.
Bëhet fjalë për fluturimin BA431, i cili po kryente itinerarin Amsterdam-Londër, sipas Telegraph.
Pas incidentit, pilotët vendosën të ndërpresin uljen dhe ta ngrenë sërish avionin në ajër.
Disa minuta më vonë, avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroport.
- YouTube www.youtube.com
British Airways ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) në Mbretërinë e Bashkuar.
Një zëdhënës i kompanisë ajrore deklaroi se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe se British Airways po bashkëpunon me AAIB në hetimin e nisur.
“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe ne po bashkëpunojmë me AAIB në hetimin e tyre. Nuk mund të komentojmë më tej në këtë fazë”, u shpreh zëdhënësi. /Telegrafi/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
"A është sulm terrorist?" - Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare deklarohet pas ndalimit të fluturimeve
As kimia, as dashuria: 3 shenja që tregojnë se marrëdhënia juaj ka themele të forta
Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë
