Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni
Nëse po përpiqeni të reduktoni sheqerin në dietën tuaj, nuk mjafton të shmangni vetëm ëmbëlsirat.
Edhe disa pije që konsumohen rregullisht mund të përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe, në afat të gjatë, të ndikojnë negativisht në shëndet.
Pijet e gazuara janë ndër burimet kryesore të sheqerit të shtuar. Një kanaçe ose shishe prej rreth 500 mililitrash mund të përmbajë deri në 31.1 gramë sheqer, ekuivalente me rreth 3.7 lugë gjelle.
Në listë përfshihen edhe lëngjet e frutave, të cilat shpesh perceptohen si zgjedhje të shëndetshme.
Megjithatë, një gotë prej 240 mililitrash mund të përmbajë mesatarisht 28.7 gramë sheqer, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte të përpunuara me sheqer të shtuar.
Pijet energjike dhe ato sportive janë një tjetër burim i rëndësishëm sheqeri. Ndërsa pijet sportive mund të kenë rol gjatë aktivitetit fizik intensiv, konsumimi i tyre i përditshëm pa një nevojë të veçantë mund të shtojë ndjeshëm marrjen e sheqerit. Pijet energjike, ndërkohë, kombinojnë sasi të larta sheqeri me kafeinë.
Edhe qumështi me çokollatë, pavarësisht se përmban proteina, kalcium dhe disa vitamina e minerale, mund të ketë sasi të konsiderueshme sheqeri.
Një gotë prej 240 mililitrash mund të përmbajë deri në 24.8 gramë sheqer, ndaj për ata që duan ta reduktojnë ndjeshëm marrjen e tij, rekomandohet të mos jetë pjesë e rutinës së përditshme.
Të rejat Lexo më shumë
Pas 22 vitesh mbyllet një dyqan në Zvicër, konkurrenca nga Temu dhe Action e rëndoi biznesin
Fejza për Shiroka-Pulën: Bëmë një presidente që nuk është e përfshirë në politikën ditore
Lojtari i Evertonit gjobitet për përfshirje në 61 baste