Lajme
16/10/2026 09:01
Derisa ishte duke ecur iu keqësua gjendja, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës në Prevallë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes në Prevallë, ku një person derisa ishte duke shëtitur me familjarët e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekje e viktimës.
“Prevallë 15.10.2026 - 13:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke shëtitur me familjarët e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekje e viktimës”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar IML-ja. Rasti në procedurë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Dy nënshkrime që mund ta ndihmojnë Atletico Madridin të garojë për të gjitha trofetë këtë sezon
Lajme
Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Ferizajt dhe në Varosh
Lajme
Zhduket një person në Fushë Kosovë
Lajme