Politikë
09/11/2026 18:01
Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka deklaruar se një mjek specialist në Kosovë paguhet 1,430 euro në muaj, ndërsa kujdestaritë gjatë fundjavave kompensohen me rreth 300 euro.
Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se me së paku dy kujdestari në muaj, të ardhurat mujore të një mjeku specialist kalojnë 2,000 euro.
Sipas tij, kjo ka ndikuar që specialistët të mos largohen nga Kosova, por edhe të kthehen nga vendet e tjera.
"Kjo padyshim se ka ndikuar që specialistët të mos ikin e përkundrazi edhe të kthehen në Kosovë nga vende të tjera", ka shkruar Azemi.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kallas: Nuk shohim shenja të vullnetit të Rusisë për të negociuar paqen në Ukrainë
Sport
Dy talentë të rinj i bashkohen KF Prishtina e Re
Politikë
Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Politikë