← Kthehu te Ballina
Politikë 29/10/2026 09:01

Deputetët mblidhen sot, buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite

Deputetët mblidhen sot, buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite

Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2026 dhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme janë ndër çështjet kryesore që do të shqyrtohen sot në Kuvendin e Kosovës.

Seanca plenare është caktuar të fillojë në orën 10:00, në sallën e Kuvendit, sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun.

Fillimisht, deputetët do të shqyrtojnë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, do të mbajnë deklarime jashtë rendit të ditës dhe do të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Në vazhdim, në shqyrtim të dytë do të jetë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në fund të seancës, pritet të votohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Rendi i ditës:

- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

- Deklarimet jashtë rendit të ditës.

- Pyetjet parlamentare.

- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

- Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Reklamë