Politikë
05/10/2026 18:31
Deputetët mbeten të bllokuar në Kuvend, policia shton masat
Ka rënë terri në Prishtinë, ndërsa deputetët vazhdojnë të mbeten brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit po qëndrojnë të vendosur para Kuvendit dhe po kërkojnë që deputetët të mos largohen pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vendosur njësitë speciale në ballë të objektit të Kuvendit, duke shtuar masat e sigurisë.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit po presin zhvillimet e mëtejshme brenda Kuvendit.