Sport
05/10/2026 10:01
Dellova kalon edhe Krasniqin, është i pari në një statistikë të UEFA Nations League
Lumbardh Dellova është një prej lojtarëve më të mirë te Kosova gjatë katër ndeshjeve të UEFA Nations League-s.
Dellova me ndeshjen mbrëmë ndaj Austrisë është futur në pozitën e parë në një statistikë të këtij kompeticioni, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi është i pari në statistikat e “topave të rikuperuara” gjatë ndeshjes.
Ai ka rikuperuar 34 topa, duke kaluar kështu edhe Ilir Krasniqin, pikërisht bashkëlojtarin e tij (33).
Me 32 rikuperime janë dy lojtarë: Renato Veiga i Portugalisë dhe Williams i Uellsit.
Kujtojmë se Kosova mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/