Lajme
16/10/2026 13:15
Defekti në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa zona në Prizren
Një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Faik Konica”, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se pa furnizim me ujë do të mbesin lagjja Ortakoll, rruga “Ulqini”, rruga “Besim Telaku” dhe rruga “Enver Hadri”.
Sipas kompanisë, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.
KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Dibra i bashkohet protestave - goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj
Ekonomi
Truall 1.38 Ha për shitje në Besi - pronë me infrastrukturë të plotë
Lajme
Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025
Politikë