Lajme
15/10/2026 14:01
Defekti në gypin kryesor lë pa ujë disa rrugë në Gjakovë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se disa rrugë në Gjakovë kanë mbetur pa furnizim me ujë, si pasojë e një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të kompanisë, defekti ka ndodhur në gypin kryesor të ujësjellësit AC, në rrugën “Sabrije Vokshi-Bija”, ndërsa pa ujë kanë mbetur rrugët “Mithat Frashëri 1, 2 dhe 3” dhe “Bajram Curri”.
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se defekti është shkaktuar nga një operator privat.
Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kjo foto e Bashkisë së Tiranës në flakë është gjeneruar me AI
Sport
Napoli i Allegrit regjistron nisjen më të keqe në 17 vjet, ndërsa tensionet rriten
Politikë
Mickoski: Grubi nuk ishte organizatori i festimeve të lirimit të tij dhe kërkoi falje
Politikë