Lajme
22/10/2026 12:16
Defekt në rrjetin e ujësjellësit, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një rrugë të Ferizajt
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
KRU “Bifurkacioni” u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
"Më i miri në historinë e futbollit anglez", Gerrard lavdëron Harry Kane
Politik
Merz kërkon progres në dialogun Kosovë-Serbi dhe refuzim të glorifikimit të kriminelëve të luftës
Politikë
Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të forta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Lajme