← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 09:46

De la Fuente “çon” në qiell Yamalin: Është në rrugë të duhur për t’u bërë një legjendë absolute e futbollit

Lamine Yamal po shpërthen me formën e tij në “Nations League”.

4 gola në 3 ndeshje e vendos atë si një nga yjet e “La Rojas”, teksa synon që të vazhdojë ende me këto paraqitje edhe në futbollin ekipor.

Pas ndeshjes me Çekinë, trajneri Luis De la Fuente nuk ndali lëvdatat ndaj 10-shit të Barcelonës duke e quajtur si më të mirin.

“Ai është në rrugën e duhur për t’u bërë një legjendë absolute e futbollit. Ky është mendimi im. Nëse ai do të ishte i vetmi lojtar spanjoll në garë për Topin e Artë, do të thoja se është absolutisht më i miri, por ka më shumë lojtarë tanë dhe unë i respektoj ata”, u shpreh De La Fuente.

Spanja, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Kroacisë të mërkurën në stadiumin e famshëm “Poljud” të Splitit./Zani Digjital/