Politikë
10/11/2026 23:46
Daut Haradinaj: Tërheqja e Ligjit për Specialen ishte ofenduese, përgjegjësinë duhet ta japin krerët e PDK-së
Anëtari i kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se tërheqja e Ligjit për Gjykatën Speciale ka qenë ofenduese, duke kërkuar nga krerët e PDK-së të japin përgjigje se pse kishin vendosur të tërhiqeshin nga ky ligj.
Në një paraqitje në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se PDK-ja nuk ishte konsultuar me Aleancën për këtë vendim.
Ai tregoi se edhe në takimet dhe kontaktet e tij të vazhdueshme, pyetjet që i bëhen lidhen me arsyet e tërheqjes së ligjit dhe nëse kishte pasur presion nga dikush.
“Turpi u takon atyre që e kanë tërhequr ligjin, e fitues është z. Kurti”, u shpreh Haradinaj.
Ai theksoi se Aleanca kishte qenë përkrahëse pa rezervë e këtij procesi që nga fillimi.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Pse Kosova ka vlerë më të ulët në krahasim me grumbullimin e fundit?
Ekonomi
Banorët e Kukësit kalojnë kufirin për të bërë pazar në Prizren
Sport
Kosova pëson sërish nga Italia, gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit me Gjeorgjinë
Sport