Dalin pamjet, ja çfarë ndodhi në tribuna gjatë ndeshjes Juventus vs Lazio… gjyqtari e ndërpreu për pak sekonda takimin!!!
Momente tensioni janë regjistruar në “Allianz Stadium” gjatë përballjes mes Juventusit dhe Lazios në Serie A, ku një përleshje mes disa tifozëve në rreshtat e parë të tribunave detyroi arbitrin të ndërpriste përkohësisht takimin.
Situata u përshkallëzua brenda pak çastesh, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të stafit të sigurisë së stadiumit, i cili u angazhua për të qetësuar gjendjen, shkruan
Në zonën ku ndodhi incidenti u afruan edhe futbollistët Douglas Luiz dhe Weston McKennie, të cilët tentuan të ndihmonin në qetësimin e situatës mes tifozëve.
Ndërkohë, personat e përfshirë në përleshje u shoqëruan jashtë stadiumit nga stjuardët, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe ekipet mjekësore për t’u ofruar ndihmë personave që kishin pësuar lëndime.