Dalin pamjet e përplasjes, presidenti i Polonisë hyn me forcë në gjykatë - shtyn gjyqtaren
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, është përfshirë në një përplasje fizike dhe verbale me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi hyri me forcë në ndërtesën e institucionit, në kulmin e krizës për kontrollin e tij.
Pamjet e publikuara tregojnë Nawrockin duke shtyrë për të kaluar mes gjyqtarëve, ndërsa përballet me gjyqtaren Anna Korwin-Piotrowska.
Në video, presidenti dëgjohet duke i kërkuar gjyqtares t'i hapë rrugën, ndërsa shihet duke e shtyrë për të kaluar. Në një tjetër regjistrim, pasi hyn në ndërtesë, ai dëgjohet duke iu drejtuar gjyqtarëve me fjalët: “Ju nuk jeni gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.
https://t.co/Gk4bPH1pJU
— Maciej Berek (@MaciejBerek) October 31, 2026
https://t.co/sni7uvIVke
— Maciej Berek (@MaciejBerek) October 30, 2026
⚠️Mamy kolejne nagranie z TK. Tym razem prezydent krzyczy do sędziów, że „nie są sędziami” i w otoczeniu funkcjonariuszy SOP wchodzi po schodach na górę. https://t.co/rkhoQLIv94
— Kamil Dziubka 🟡🇵🇱🇺🇦 (@KamilDziubka) October 31, 2026
Kriza shpërtheu të premten, kur gjyqtarët e rinj të zgjedhur nga parlamenti hynë në gjykatë dhe Korwin-Piotrowska njoftoi pezullimin e kryetarit Bogdan Święczkowski, duke marrë përkohësisht drejtimin e institucionit.
Nawrocki, i cili mbështetet nga opozita e djathtë, kishte refuzuar të betonte pesë nga tetë gjyqtarët e rinj të zgjedhur këtë vit nga parlamenti.
Pas largimit nga ndërtesa, ai e cilësoi situatën si “marrje me forcë të një institucioni kushtetues” dhe paralajmëroi konsultime urgjente me liderët politikë për zgjidhjen e krizës.
Ndërkohë, ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese vazhdon të jetë e rrethuar nga policia speciale dhe protestuesit kundër qeverisë, ndërsa përplasjet politike mes presidentit dhe kabinetit të kryeministrit Donald Tusk po thellohen.
Të rejat Lexo më shumë
Guler me super asist, Bellingham shënon gol shumë të bukur
Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj
Arsenali e kërkon fitoren e parë në “Anfield” që nga 2012-a, publikohen 11-shet startuese