← Kthehu te Ballina
Sport

Cole Palmer merr certifikatën e Rekordeve Guinness

Cole Palmer merr certifikatën e Rekordeve Guinness

Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka marrë zyrtarisht certifikatën nga “Guinness World Records” për një rekord të veçantë të vendosur në Premier League.

Anglezi mban rekordin për tripletën më të shpejtë të realizuar nga minuta e parë e një ndeshjeje në historinë e kampionatit anglez, duke shënuar tre gola brenda vetëm 29 minutash ndaj Evertonit, në prill të vitit 2024, shkruan Indeksonline

Palmer e kompletoi tripletën në mënyrë të veçantë, duke shënuar me këmbën e majtë, të djathtën dhe me kokë.

Një tjetër moment historik në karrierën e sulmuesit anglez, i cili vazhdon të lërë gjurmë me fanellën e Chelseat./Indeksonline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar