← Kthehu te Ballina

Çmimet po rriten, pagat po zhvlerësohen e të rinjtë po ikin – çfarë po ndodh me ekonominë e Kosovës? Flet drejtori i ASK

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Çmimet po rriten, pagat po zhvlerësohen e të rinjtë po ikin – çfarë po ndodh me ekonominë e Kosovës? Flet drejtori i ASK

Rritja e vazhdueshme e çmimeve po ua rëndon jetesën qytetarëve të Kosovës, ndërsa pagat, ndonëse janë rritur, po humbin fuqinë blerëse përballë inflacionit. Por shtrenjtimi i jetesës nuk është sfida e vetme për ekonominë e vendit. Emigrimi i të rinjve, mungesa e fuqisë punëtore dhe shkalla e lartë e joaktivitetit po ngrenë shqetësime për të ardhmen ekonomike dhe demografike të Kosovës.

Sa është rritur realisht kostoja e jetesës, çfarë vlere kanë sot pagat dhe sa po e dëmton ekonominë largimi i qytetarëve? Për këto sfida dhe zhvillime të tjera flet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, në podcastin “Ekonomia pa filtra”, prodhim i KosovaPress-it.

Sipas të dhënave që prezanton Kastrati, inflacioni në shtator arriti në 7.8 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

“Mesatarja nganjëherë nuk e tregon ndoshta një produkt të veçantë, sepse nxjerr një mesatare prej shumë produkteve. Na në përgjithësi e bëjmë në bazë të standardit që bën Bashkimi Evropian. Mostra në Kosovë, është pak më e madhe, për shkak specifikave, ndryshimeve urbane, rurale, ne e kemi rrit mostrën që me qenë më reprezentative për indeksin e çmimeve konsumit. Ne i grumbullojnë diku rreth 45 pika në gjithë Kosovën. Çmimet, merren, peshohen edhe në bazë të raportit që është fondi monetar, në fushën e statistikave të çmimeve, ka pasur një fokus, edhe është vërtetuar që statistikat, që i prodhon statistika janë në linjë me rekomandimet e Fondit Monetar dhe Bashkimit Evropian. Tani, për disa produkte, për shkak se ne e prodhojmë indeksin e mesatar të çmimeve në baza mujore, edhe ne e krahasojmë me muajin para, të vitit paraprak. Po themi, shtatorin me shtator të vitit të kaluar. E kemi krahasuar tetorin me shtator, por nëse e krahasojmë shtatorin me shtatorin e vitit të kaluar, është 7.8 për qind, po në fund të vitit ndoshta edhe del 6.5 për qind, një mesatare. 13: 39 Por në përgjithësi, ka inflacion në Kosovë, edhe na e kemi mision për me i publikuar. Nëse hyjmë në çështje, të tjera, kush janë faktorë që ndikojnë, është çmimet në tregjet ndërkombëtare, sepse e dimë, Kosova e mbulon importin, e mbulon vetëm me 17 për qind mirëpo është për herë të parë që është rritur 17 për qind eksporti i Kosovës”, thekson Kastrati.

Ai flet edhe për ndikimin e rritjes së çmimeve në të ardhurat e qytetarëve, i cili thotë se paga mesatare bruto në vitin 2025 ishte 713 euro, ndërsa ajo neto 636 euro. Sipas tij, paga mesatare është rritur për rreth 100 euro krahasuar me vitin paraprak, por kjo rritje është zbehur nga shtrenjtimi i kostos së jetesës.

Kastrati thekson se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në Kosovë vjen nga ekonomia informale, duke vlerësuar se kjo pjesë sillet nga 20 deri në 35 për qind.

Derisa tregon për punën e ASK-së, Kastrati deklaron se mbi 90 për qind e publikimeve statistikore realizohen brenda afateve të parapara. Megjithatë, ai thotë se vonesat në disa raste shkaktohen nga mosdorëzimi me kohë i të dhënave administrative nga institucionet e tjera, si dhe nga vështirësitë në mbledhjen e tyre në terren.

Një tjetër sfidë për këtë institucion mbetet mungesa e stafit. Sipas Kastratit, përkundër rritjes së numrit të publikimeve statistikore për më shumë se 100 për qind gjatë dekadës së fundit, numri i punonjësve ka mbetur pothuajse i njëjtë.

Sipas tij, shqetësuese mbetet shkalla e joaktivitetit, e cila në Kosovë është mbi 50 për qind.

Ai vlerëson se një pjesë e të rinjve nuk përfshihen në tregun e punës, pasi vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga familjet edhe pas përfundimit të shkollimit apo gjatë studimeve.

Ndërkaq, një ndër zhvillimet më shqetësuese demografike mbetet emigrimi. Sipas drejtorit të ASK-së, në dekadën e fundit rreth 37 mijë persona kanë emigruar nga Kosova, ndërsa rreth nëntë mijë janë kthyer, duke rezultuar me bilanc neto prej afërsisht 28 mijë personash.

Kastrati paralajmëron se largimi i të rinjve dhe të rejave ndikon jo vetëm në fuqinë punëtore, por edhe në riprodhimin natyror të popullsisë, në një kohë kur numri i lindjeve në Kosovë ka rënë ndjeshëm.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme