← Kthehu te Ballina
Teknologji 02/11/2026 17:16

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Takime B2B, agjenda live, asistent digjital i personalizuar dhe ndërveprim live me folësit, të gjitha në një platformë.

Business Reset 2026 vjen këtë vit me një shtëpi digjitale të vetën. Në br.clientora.tech, çdo pjesëmarrës ka profilin e tij, axhendën e plotë të ditës, takime B2B me kompanitë pjesëmarrëse dhe mundësinë t'u drejtojë pyetje direkt folësve.

Platforma është krijuar nga Karrota dhe fuqizohet nga Clientora, AI asistenti i ndërtuar për biznese dhe evente. Rrjetëzimi nis që para 12 nëntorit dhe vazhdon gjatë gjithë ditës në Hotel Marriott Tirana.

Një platformë për gjithë flagship event-in

Business Reset 2026 sjell 16 folës, 9 workshop-e dhe mbi 150 kompani në të njëjtën ditë. Platforma i mbledh të gjitha në një vend, të organizuara sipas asaj që i duhet pjesëmarrësit në çdo moment.

- Profili im: takimet, workshop-et, pyetjet dhe të dhënat personale të çdo pjesëmarrësi, në një faqe.

- Pjesëmarrësit dhe kompanitë: lista e plotë e njerëzve dhe e kompanive që marrin pjesë, për të gjetur kë duhet të takosh.

- Takimet: matchmaking dhe takime B2B të planifikuara me pjesëmarrësit e tjerë, para dhe gjatë eventit.

- Axhenda: programi i skenës kryesore dhe i workshop-eve, me orarin dhe sallat.

- Folësit: profili i çdo folësi, me kompaninë dhe temën që prezanton. Butoni "Pyet" i lejon pjesëmarrësit t'i dërgojnë pyetje direkt folësit.

- Sondazhet dhe pyetjet: sondazhe live gjatë sesioneve dhe pyetje për folësit, që e kthejnë sallën në bashkëbisedim.

- AI asistenti: asistenti i Clientora-s ndihmon pjesëmarrësit të orientohen në axhendë, folës dhe takime.

- Partnerët: sponsorët dhe partnerët mediatikë kanë prezencë të dedikuar, me faqe kompanie brenda platformës.

Si funksionon

Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionon direkt nga shfletuesi i telefonit.

Para eventit

- Pasi të keni blerë biletën, do të merrni një email automaktik. Hyni në br.clientora.tech me email-in dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.

- Plotësoni profilin, që pjesëmarrësit e tjerë t'ju gjejnë lehtë.

- Shfletoni pjesëmarrësit dhe kompanitë, dhe caktoni takimet B2B që ju interesojnë.

- Ndiqni axhendën dhe zgjidhni workshop-et ku do të merrni pjesë.

Në ditën e eventit, 12 nëntor

- Te hyrja e Hotel Marriott Tirana, skanoni kodin QR që ju tregon hostesa dhe hyni menjëherë në platformë. Mund të hyni edhe me emrin dhe kompaninë.

- Gjatë sesioneve, shtypni "Pyet" te folësi që është në skenë dhe dërgoni pyetjen tuaj.

- Votoni në sondazhet live dhe ndiqni takimet e planifikuara nga profili juaj.

- Kur keni nevojë për orientim, pyesni AI asistentin për orarin, sallat ose folësit.

Business Reset, i lidhur para, gjatë dhe pas skenës

Me Clientora, Business Reset e zgjeron vlerën e ditës përtej sallës: takimet lidhen më shpejt, pyetjet arrijnë direkt te folësit dhe partnerët kanë kontakt real me pjesëmarrësit.

Fisnik Ismaili (Karrota), krijuesi i platformës, është njëherësh edhe folës në skenën e Business Reset 2026, në panelin e 360° Marketing.

Business Reset 2026 · Re-think. Re-build. Re-connect. 12 nëntor 2026, Hotel Marriott Tirana Platforma: br.clientora.tech · Bli biletën tënde: businessreset.al

Reklamë