Cili ish-futbollist e ka regjistruar kohën më të mirë në maratonë?
Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Anglisë, James Milner, ka dëshmuar se qëndrueshmëria e tij fizike mbetet në nivel të jashtëzakonshëm edhe pas pensionimit nga futbolli.
41-vjeçari përfundoi maratonën e Neë Yorkut për 3 orë, 9 minuta e 4 sekonda, duke regjistruar një ritëm mbresëlënës prej 7 minutash e 12 sekondash për milje, shkruan
Milner u pensionua në verën e kaluar, pasi theu rekordin e Gareth Barryt për numrin më të madh të paraqitjeve në historinë e Premierligës. Gjatë karrierës së tij, ai luajti për Leeds United, Aston Villan, Manchester Cityn dhe Liverpoolin.
Me këtë rezultat, Milner renditet si maratonisti i gjashtë më i shpejtë në mesin e ish-futbollistëve të përmendur në këtë listë.
Para tij gjenden emra si Arjen Robben, Luis Enrique dhe Alexei Smertin, ky i fundit me kohën më të mirë prej 2 orësh, 48 minutash e 17 sekondash.
Të rejat Lexo më shumë
Çfarë të bëni në kopsht në nëntor, mbillni pemë frutore dhe bulbe, krasitni dhe mbroni bimët nga ngricat
Komisioni për Punë të Jashtme mban takim pa praninë e mediave
“Dhimbje e lot”, ndëgjoni rrëfimin e Kumrije Temaj që kërkon drejtësi për djalin e saj