← Kthehu te Ballina
Sport 10/10/2026 14:45

Çiklisti austriak vendos rekord botëror me një rënie vertikale prej 3.8 metrash

Çiklisti austriak vendos rekord botëror me një rënie vertikale prej 3.8 metrash

Çiklisti malor austriak Mario Neurauter ka vendosur rekord botëror pasi u hodh me biçikletë nga një platformë e ngritur, duke zbritur nga një lartësi prej rreth 3.8 metra dhe duke shtypur me gomën e pasme një kuti të vogël kartoni.

Sfidën ai e realizoi në festivalin Bike Republic Sölden, në shtator të vitit 2025, ku vendosi rekordin Guinness për rënien vertikale më të lartë me biçikletë mbi një objektiv, në kategorinë e meshkujve.

Neurauter u nis nga platforma e ngritur dhe arriti të ulte gomën e pasme pikërisht mbi një kuti të vogël të kuqe, të cilën e shtypi me sukses, transmeton

“Nuk kisha frikë, por e dija se goditja e kutisë do të ishte e vështirë. Nuk isha stërvitur posaçërisht për këtë, ndaj nuk e dija sa përpjekje do të më duheshin. Në fund, gjithçka shkoi mjaft mirë”, deklaroi ai për Guinness World Records.

Gjatë të njëjtit fundjavë, çiklisti provoi edhe dy rekorde të tjera: rënien vertikale më të lartë me biçikletë dhe rënien vertikale me rrotullim 360 gradë mbi një objektiv.

Megjithatë, provat për këto dy përpjekje janë ende duke u shqyrtuar nga organizata Guinness World Records dhe rezultatet nuk janë konfirmuar.

Reklamë