Politikë
25/10/2026 23:16
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, ka publikuar rezultatet e para preliminare për zgjedhjet parlamentare në Serbi, bazuar në 56% të mostrës së përpunuar.
Sipas këtyre të dhënave, ndryshimi kryesor politik shënohet nga fitorja e thellë e “Listës së Studentëve”, e cila ka arritur të marrë shumicën me 52% të votave. Kjo listë ka lënë prapa koalicionin e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, i cili renditet i dyti me 39,3% të votave.
Nga ana tjetër, blloku i udhëhequr nga Ivica Daçiq ka shënuar një rënie të dukshme, duke grumbulluar vetëm 2,3% të votave sipas numërimit të deritanishëm të mostrës, ndërsa pragu zgjedhor në Serbi është 3%
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë
Politikë
Humbja e Vuçiqit, Euronews: Serbia ka hyrë në një epokë të re politike
Sport
Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë 'El Clasicos'?
Lajme