Sport
23/10/2026 14:46
Carrick pas “poshtërimit” nga Como: Kjo nuk është e pranueshme për Manchester United
Trajneri dhe legjenda e Manchester Unitedit, Michael Carrick ka folur në konferencë për shtyp.
Para ndeshjes me Bournemouthin, atij i bën disa pyetje rreth situatës së rënduar me rezultatet, ku të cilat kanë fituar vetëm 2 ndeshje.
Carrick, më tutje foli edhe për poshtërimin në “Champions League” nga Como, duke e quajtur si jo të pranueshme.
“Ndeshja kundër Comos ishte e dobët. Kjo nuk është e pranueshme për Manchester United. E kemi humbur pak rrugën, për të qenë i sinqertë. Por do të kthehemi”, u shpreh Carrick.
Ndeshja në “Old Trafford”, pritet të jetë vendimtare për të, ku në rast se nuk fiton ndeshjen mund edhe të shkarkohet.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Yamal dhuron spektakël në stërvitje para El Clasicos ndaj Real Madridit
Ekonomi
Ndryshime në funksionim, largim të punëtorëve nga puna dhe mbyllje totali të kompanive, çka po ndodh me bizneset në Zvicër?
Ekonomi
AKB: 500 vende pune në rrezik – stop standardeve të dyfishta ndaj prodhuesve vendorë!
Politikë