← Kthehu te Ballina
Politikë 17/10/2026 17:31

Capital T u bën thirrje mediave të Kosovës për protestat në Shqipëri: Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje

Capital T u bën thirrje mediave të Kosovës për protestat në Shqipëri: Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje

Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave të Kosovës që të raportojnë për zhvillimet dhe protestat në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e informimit të drejtë dhe të pavarur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka kërkuar që mediat kosovare t’u kushtojnë vëmendje qytetarëve që po protestojnë, duke u dhënë hapësirën e merituar për të shprehur zërin e tyre.

Capital T ka theksuar se gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik.

Ai ka bërë thirrje për raportim të drejtë, të pavarur dhe pa censurë, duke nënvizuar rëndësinë e dokumentimit të çdo padrejtësie, shkeljeje të të drejtave dhe keqpërdorimi të pushtetit.

“Kufiri na ndan administrativisht, por e vërteta dhe përgjegjësia për njëri-tjetrin nuk njohin kufij”, thuhet në mesazhin e tij.

Në fund, reperi ka theksuar se heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen, duke rikthyer vëmendjen te roli i mediave në pasqyrimin e zhvillimeve dhe çështjeve me interes publik.

Reklamë