Brdariq flet për herë të parë pas largimit nga Malisheva, tregon arsyet
Thomas Brdariq e nisi mirë në Superligë me Malishevën.
Mirëpo vetëm 4 muaj më pas ai u largua nga klubi kosovar, duke vendosur të shkojë në ligën e dytë të Arabisë Saudite, te Al-Bukiryah.
Ai më tutje në një intervistë në “Transfermarkt”, tregoi arsyet pse çuan në këtë vendim, duke deklaraur se klubi nuk i përmbushi obligimet ndaj tij.
“Situata në tërësi nuk ishte më e përshtatshme. Vazhdimisht kishte obligime të papërmbushura. Në fund, më është dashur të marr një vendim për veten dhe, mbi të gjitha, për familjen time”. Natyrisht, ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për mua. Jam trajner profesionist dhe nga ana sportive gjithçka po shkonte shumë mirë. Më erdhi veçanërisht keq për lojtarët, sepse kishim bashkëpunuar vërtet shumë mirë”, u shpreh Brdariq.
Malisheva, tashmë ka gjetur zëvëndësuesin e tij dhe po menaxhohet nga ish-futbollisti, Kastriot Rexha.
Të rejat Lexo më shumë
Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i policisë i jep ndihmën e parë
Liverpooli fiton përballjen dramatike ndaj Brentfordit
Haaland shkëlqen me dy gola, Man City mposht Ipswichin dhe kryeson tabelën