← Kthehu te Ballina
Sport 25/10/2026 17:02

Bournemouthi trondit Manchester Unitedin, shënon dy gola brenda pesë minutave në Old Trafford

Bournemouthi trondit Manchester Unitedin, shënon dy gola brenda pesë minutave në Old Trafford

Bournemouthi ka kaluar në epërsi 2-0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Premier League angleze, duke shënuar dy gola brenda vetëm pesë minutave në “Old Trafford”.

Mysafirët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 38-të, kur Rayan realizoi pas një aksioni të nisur nga goditja e dënimit.

Justin Kluivert harkoi topin në zonën e Manchester Unitedit, ku Rayan reagoi më shpejt se mbrojtësit vendas dhe goditi fuqishëm në këndin e poshtëm të majtë të portës, duke kaluar Bournemouthin në epërsi 1-0.

Rayan scores a goal for Bournemouth. Cross by Justin Kluivert #MUNBOU https://t.co/AkSb7lolNE

— Carrick Out Of Context (@CarrickOoc) October 25, 2026

Vetëm pesë minuta më vonë, Bournemouthi arriti ta dyfishonte avantazhin, këtë herë duke përfituar nga një gabim i rëndë i vendasve.

Në minutën e 43-të, Marcus Tavernier shfrytëzoi një pakujdesi katastrofike të kundërshtarit, duke u gjendur në një pozicion ideal për të shënuar.

🚨🏴 | GOAL: MARCUS TAVERNIER DOUBLES THE LEAD FOR BOURNEMOUTH! WHAT A MISTAKE BY YORO! Manchester United 0-2 Bournemouth. https://t.co/wcaLpobEmg

— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 25, 2026

Futbollisti i Bournemouthit nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë nga afërsia, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Dy golat e shpejtë kanë thelluar krizën e Manchester Unitedit, i cili po përballet me një tjetër paraqitje zhgënjyese përpara tifozëve të vet.

Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick tashmë ndodhet në disavantazh prej dy golash, ndërsa Bournemouthi ka marrë një epërsi të rëndësishme në prag të përfundimit të pjesës së parë.

Reklamë