Bournemouth shënon fitore komode ndaj Milanit
Bournemouth ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj AC Milanit, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Evropës.
Skuadra angleze fitoi me rezultat 3-0, sfidë ku “Rossonerët” ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 28-të.
Vendasit e nisën fuqishëm duke fituar penallti pas vetëm shtatë minutave kur De Winter preku topin me dorë (8’).
Situata u përkeqësua për mysafirët kur Mike Maignan goditi kundërshtarin dhe si pasojë u përjashtua nga loja. Shkaku që topi ishte harkuar nga këndi, gjyqtari edhe akordoi penallti.
Nga pika e bardhë këtë herë shënoi Marcus Tavernieri (32’).
Ndërsa, fitoren e thellë e vulosi Amine Adli përmes një supergoli nga gjuajtja e lirë (85’).
Bournemouth kësisoj shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Milani mbetet me tre sosh.
Të rejat Lexo më shumë
Egnatia merr barazim në Danimarkë, dy pikë pas dy ndeshjeve në Ligën e Konferencës
Hoxha: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 kultivues të mollëve
Milan turpërohet nga Bournemouthi, pëson humbje të thellë në Europa League