← Kthehu te Ballina
Sport 24/10/2026 21:46

Bora e “fortë” për Prishtinën, fiton bindshëm derbin e kryeqytetit

Bora e “fortë” për Prishtinën, fiton bindshëm derbin e kryeqytetit

Bora ka marrë një fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ata kanë mposhtur rivalin e tyre të të njëjtit qytet, KB Prishtinën me rezultat 76-57.

Ylli i ndeshjes ishte Laoulu Oke, i cili shënoi 19 pikë me 9 rebounds dhe 1 asistim në një superparaqitje të tij.

Bora, është tashmë në krye të tabelës me 10 pikë, një më shumë se Prishtina në vend të tretë.

Reklamë