Bloomberg: SHBA ndryshon planet për Evropën, nuk do të tërheqë 25 mijë ushtarë
Ulja e numrit të ushtarëve amerikanë në të gjithë Evropën, e kryer nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të jetë më e vogël nga sa kishin frikë aleatët evropianë dhe pritet një tërheqje totale prej rreth 5,000 ushtarësh, raportoi Bloomberg.
Sipas Bloomberg, pjesa më e madhe e reduktimit prej 5,000 ushtarësh do të zbatohet për Gjermaninë.
Gjithashtu, raportohet se vendimi përfundimtar do të merret nga Trump, i cili ka kritikuar ashpër vazhdimisht anëtarët evropianë të NATO-s për mosndihmë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në luftën kundër Iranit.
Nënsekretari i Mbrojtjes i SHBA-së për Çështjet e Politikave, Elbridge Colby, pritet t’i paraqesë Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegsett, një raport zyrtar mbi ndryshimet e propozuara.
Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën dhe kreu i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Alexus Grinkevich, i ofroi ekipit të Colbyt disa skenarë të mundshëm për t’u marrë në konsideratë në shtator.
Hegseth pritet t’i japë rekomandimet përfundimtare Trump më 1 dhjetor. /Telegrafi/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Kaos në Evropë, kërcënime me bomba, alarmohen aeroportet e mijëra shkolla
ZHITIA TOURIST zgjeron linjat e udhëtimit mes Kosovës dhe Gjermanisë – udhëtime dy herë në ditë drejt shumë qyteteve
Shqipëria siguron Ligën B, fiton edhe ndaj Bjellorusisë
