Politikë
09/11/2026 15:16
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia shqipton 21 gjoba
Policia e Tiranës ka shqiptuar 21 masa administrative ndaj personave që gjatë tubimit të zhvilluar të hënën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit të Policisë, për secilin prej personave të evidentuar është vendosur gjobë në vlerë prej 5 mijë lekësh.
Policia ka bërë të ditur se masat janë shqiptuar në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, të datës 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.
Sipas autoriteteve, personat kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.
Ndërkohë, materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Vazhdon debati për mjekët nga diaspora - Zemaj këmbëngul: Jo 171, por as 17 nuk po i ofroni
Ekonomi
Si e garanton Aptamil cilësinë dhe sigurinë e produkteve për fëmijët mbi 1 vjeç
Politikë
Peci nënshkruan kontrata për riparimin e rrugëve, renovimin e shkollës dhe furnizimin me kamion zjarrfikës
Lajme