Lajme
13/10/2026 15:15
Bllokohet përkohësisht rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë
Rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë do të bllokohet përkohësisht nga ora 23:00 e së martës, më 13 tetor, deri në orën 06:00 të së mërkurës, më 14 tetor.
Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës, bllokimi vjen për shkak të punimeve që po zhvillohen në infrastrukturën hekurudhore.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka bërë të ditur se bllokimi është i nevojshëm për të garantuar sigurinë gjatë realizimit të punimeve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për hyrje dhe dalje nga qyteti.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Andersson e Suedisë thotë se ende nuk është në gjendje të formojë qeverinë
Politikë
Përshkallëzohet protesta - studentët shkulin kangjellat e pllakat, thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit
Lajme
Kujdesi për një foshnjë ndryshon mënyrën si e shohim botën, të rriturit dallojnë më shpejt rrezikun
Politikë