Lajme
03/11/2026 11:46
Bllokohet hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë
Hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë do të jetë përkohësisht e bllokuar për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese.
Kështu ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës, duke bërë të ditur se dalja nga qendra do të vazhdojë të jetë e hapur dhe të funksionojë normalisht.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Ermal Krasniqi po shkëlqen në Turqi, ylli kosovar pjesë e formacionit të javës
Ekonomi
Fitimet e Apple tejkalojnë pritshmëritë - mediat zbulojnë detaje
Sport
Arteta po nxjerr më të mirën nga Declan Rice, anglezi po shndërrohet në liderin e mesfushës së Arsenalit
Ekonomi