Politikë
15/10/2026 09:15
“Blindohet” me efektivë Kuvendi para protestës së studentëve, nuk vendoset kordon dhe perimetër sigurie
Mëngjesin e kësaj të enjteje, zona përreth Parlamentit të Shqipërisë është ‘blinduar” nga masa të rrepta sigurie. Mjete të shumta policie dhe punonjës të shumtë të forcave të rendit janë vendosur pranë godinës së Kuvendit.
Pavarësisht pranisë së madhe të forcave të rendit, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni, perimetri i zakontë i sigurisë përreth zonës.
Përforcimi i masave të sigurisë vjen pasi studentët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një tjetër protestë përpara Kuvendit ku është parashikuar të mbahet seanca e radhës plenare. /euronews.al/
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
KRU “Gjakova” ndërhyn në digën e Liqenit të Radoniqit, ndërrohet ndriçimi i jashtëm
Lajme
Pse ftohemi më shpesh në vjeshtë dhe si mund të mbrohemi nga virozat?
Politikë
“Orë të vështira, por do t’i kalojmë së bashku”, Rama përmend opozitën: Sa herë Shqipëria përpiqet të shkojë lart, ka duar që përpiqen ta ulin poshtë
Politikë