Politikë
14/10/2026 14:46
Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkimin e tij
Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ëahtë ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e shkarkimit të tij nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të cilin e mori Këshillin Prokurorial i Kosovës.
Nga Gjykata Supreme për Radio Dukagjinin bëjnë të ditur se ankesa administrative është pranuar më 9 tetor.
Antigona Uka-Lutfiu udhëheqësja e Zyrës për Informim në Gjykatën Supreme tha se tashmë për ankesën e Isufajt po punohet.
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe aktualisht gjendet në punë”, thuhet në përgjigjen e Uka-Lutfiut.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Protestuesit përzënë Edi Palokën, ujë drejt deputetit të PD-së: Rama në burg, Berisha në burg
Ekonomi
Rreth 1.7 milion familje britanike planifikojnë të kalojnë dimrin pa ngrohje, shkak faturat e larta
Sport
Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan
Politikë