Bildt skeptik për tubimin e mbrëmshëm të opozitës në Serbi: Ende nuk e ka përmasën e asaj që e rrëzoi Millosheviqin dikur
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka publikuar pamje nga protesta masive e studentëve në Serbi, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen të dielën.
Bildt ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në tubimin në mbështetje të Listës Studentore, por ka theksuar se mobilizimi ende nuk ka arritur përmasat e protestave që çuan në rrëzimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.
“Pjesëmarrje masive mbrëmë në mbështetje të Listës Studentore, para zgjedhjeve të së dielës në Serbi. Por, ende nuk është në përmasat që dikur e rrëzuan Millosheviqin”, ka shkruar Bildt në X.
Massive turnout yesterday evening supporting the Students List prior to Sunday’s election in 🇷🇸. But it’s not yet of the size that brought down Milosevic once upon a time. https://t.co/vvRU2eN2gl
— Carl Bildt (@carlbildt) October 23, 2026
Zgjedhjet në Serbi do të mbahen të dielën, më 25 tetor, në një klimë të tensionuar politike, ndërsa Lista Studentore synon të sfidojë pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Të rejat Lexo më shumë
Mbi një orë pritje në Tabanoc, vonesa edhe në Bllacë dhe Deve Bair
Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta
Kurti takon Lord Wood of Anfield, diskuton forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Britani