← Kthehu te Ballina
Lajme 15/10/2026 13:31

Biblioteka Ndërkomunale në Prizren drejt përfundimit të punimeve

Biblioteka Ndërkomunale në Prizren drejt përfundimit të punimeve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Biblioteka Ndërkomunale po hyn në fazën përfundimtare të punimeve.

Sipas njoftimit të tij, biblioteka synon të ofrojë një hapësirë moderne për lexim, studim dhe zhvillim intelektual për qytetarët.

Në kuadër të përcjelljes së punimeve, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), Ajlin Shishko-Hajdari, ka vizituar vendpunishten për të parë nga afër ecurinë e projektit.

Totaj ka theksuar rëndësinë e investimit në dije dhe krijimit të kushteve më të mira për lexuesit e sotëm dhe brezat e ardhshëm.

Reklamë