Lajme
07/11/2026 12:25
“Bereqeti” në Vushtrri shpërndan 25 pako ushqimore për familjet në nevojë
Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Vushtrri ka njoftuar se ka shpërndarë 25 pako ushqimore për 25 familje në nevojë në këtë komunë.
Sipas njoftimit, ky aktivitet është realizuar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të organizatës për të ndihmuar familjet me gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike.
Përmes kësaj ndihme humanitare synohet të lehtësohen sadopak nevojat e përditshme të familjeve përfituese.
Nga “Bereqeti” kanë shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin aktivitetet humanitare, duke u bërë thirrje për vazhdimin e solidaritetit me familjet në nevojë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Lista Studentore e Serbisë rikonfirmon se nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe të Kosovës
Lajme
Vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale në Pejë, ndërhyrje në Qyshk dhe Loxhë
Politikë
Islami: Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi, ka elemente të Aleksandar Vuçiqit
Sport