Bellingham refuzon tre gjigantët e Premierligës, vendos të qëndrojë te Real Madridi
Jude Bellingham ka vendosur të vazhdojë aventurën te Real Madridi, duke refuzuar interesimin e tri klubeve të mëdha angleze.
Sipas mediumit Fichajes, mesfushori anglez ka zgjedhur të qëndrojë në Spanjë, pavarësisht interesimit nga Chelsea, Liverpooli dhe Manchester City.
Të tri klubet e Premierligës e kanë parë Bellinghamin si një përforcim të rëndësishëm për skuadrat e tyre, me synimin për ta rikthyer reprezentuesin anglez në futbollin vendës.
Megjithatë, 23-vjeçari duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me “Los Blancos”.
Bellingham iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023 nga Borussia Dortmundi dhe që nga atëherë është shndërruar në një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës madrilene.
Vendimi i tij, nëse konfirmohet, do t’ua mbyllte derën Chelsea, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, të cilat shpresonin ta bindnin të rikthehej në Angli.
Të rejat Lexo më shumë
Disa faqe të internetit po u mbyllin dyert agjentëve të inteligjencës artificiale
Edon Zhegrova drejt fanellës së titullarit ndaj Lazios
Rubio thotë se Trumpit do t'i duhen deri në 60 ditë për të "analizuar" sanksionet ndaj Rusisë