Politikë
20/10/2026 10:01
Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë i komunikoi Prokuroria e Posaçme ish-zv.kryeministres
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.
Sipas burimeve të Tch, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar.
Në thirrjen e sotme, përveç zgjatjes së afatit të hetimeve, Balluku është thirrur edhe për të caktuar datën e radhës kur do të japë shpjegime.
Kjo datë nuk dihet ende, pasi vendoset nga vetë Balluku dhe avokati i saj në bashkëpunim me prokurorinë.
Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Trump urdhëron hetim, pas publikimit të ‘skemës së pagesave për ndikim te Presidenti’ në të cilën përmendet Grenell
Sport
Zbulohet arsyeja e fshehtë e largimit të Ferran Torres te Paris Saint-Germain
Politikë
Zajkova: Zyrtarët e kujt shpëtojnë me Kodin Penal, tani do të prisni Brukselin derisa rastet tuaja të skadojnë dhe madje të premtoni drejtësi
Ekonomi