← Kthehu te Ballina
Lajme 10/11/2026 17:17

Belgjika përkujton 70-vjetorin e emigracionit shqiptar me ekspozitë kushtuar diasporës

Belgjika përkujton 70-vjetorin e emigracionit shqiptar me ekspozitë kushtuar diasporës

Komuna e Schaerbeek në Bruksel do të organizojë një ekspozitë fotografike kushtuar historisë së emigracionit shqiptar në Schaerbeek dhe Belgjikë, me rastin e 70-vjetorit të mbërritjes së refugjatëve të parë shqiptarë në vend.

Në vitin 2026 shënohen 70 vjet nga ardhja e refugjatëve të parë shqiptarë në Belgjikë. Në këtë histori, Schaerbeek zë një vend të veçantë, duke u shndërruar ndër vite në një prej vendeve emblematike të diasporës shqiptare në Bruksel.

Në kuadër të këtij përvjetori, Bashkia e Schaerbeek po organizon një ekspozitë fotografike që rikthen historinë e emigracionit shqiptar në Schaerbeek dhe Belgjikë.

Ekspozita do të prezantohet në Sallën e Kryetarit të Bashkisë, nga 13 deri më 27 nëntor 2026, transmeton

Në kuadër të këtij aktiviteti, të premten, më 13 nëntor, do të mbahet edhe një mbrëmje përkujtimore, në programin e së cilës është paraparë konferenca me temën “Prania shqiptare në Schaerbeek”, nga Kolë Gjeloshaj.

Po ashtu, gjatë kësaj mbrëmjeje do të bëhet përurimi i ekspozitës fotografike të Fran Kukajt, kushtuar historisë së emigracionit shqiptar në Schaerbeek dhe Belgjikë.

Aktiviteti do të përfundojë me një pritje në Sallën e Kryetarit të Bashkisë.

Përmes kësaj ekspozite dhe mbrëmjeje përkujtimore, Schaerbeek rikthen në vëmendje historinë e pranisë shqiptare në Belgjikë dhe rrugëtimin e komunitetit shqiptar ndër vite.

Reklamë