← Kthehu te Ballina
Sport 11/10/2026 10:01

Bëhet një vit nga fitorja e madhe e “Kuqezinjve” ndaj Serbisë në Leskoc

Bëhet një vit nga fitorja e madhe e “Kuqezinjve” ndaj Serbisë në Leskoc

11 tetori i vitit 2025 do të mbetet gjithmonë një nga fitoret më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Kjo për shkak të fitores historike të Kombëtares Shqiptare ndaj armikut shekullor, Serbisë me rezultat 0-1 në Leskoc në vitin e kaluar.

Dhe golin e kishte shënuar Rey Manaj, në minutat e fundit të pjesës së parë e cila e vendos atë si një nga momentet më emocionuese, pasi bëri edhe “Shqiponjën” para turmës serbe.

Pas këtij goli atij i ishte bërë dhe një mural në Kosovë, më saktësisht në qytetin e Mitrovicës.

Ajo ndeshje i ndihmoi Shqipërisë që të siguronte vendin e dytë në grup dhe play-offin për Botëror, të parën në histori por që nuk arritën kualifikimin pasi u mposhtëm në gjysmëfinale 2-1 nga Polonia.

Reklamë