Bayerni ma Kompany dhe Neuerin kundër Dortmundit, kthehet Kimich
Bayern Munich do të presë sot, në orën 18:30, rivalin e madh Borussia Dortmund në “Allianz Arena”, në kuadër të supersfidës së javës në Bundesliga.
Të dyja skuadrat futen në këtë përballje me pikë të barabarta, nga 17 pikë (5 fitore dhe 2 barazime), duke qenë ende pa asnjë humbje në kampionat. Megjithatë, bavarezët mbajnë kryesimin falë goli-diferencës më të mirë (+25 gola ndaj 12 të Dortmundit).
Bavarezët futen në këtë përballje me mungesa të rëndësishme. Trajneri Vincent Kompany nuk do të jetë në stol për shkak të sëmundjes, ndërsa kapiteni Manuel Neuer mbetet jashtë për shkak të dhimbjeve në këmbë.
Trajneri i përkohshëm, Aaron Danks, konfirmoi mungesën e portierit: “Fatkeqësisht, ndeshja vjen paksa herët për Neuer, pasi ende ka dhimbje në këmbë”.
Nga ana tjetër, mesfushori Joshua Kimmich mund të rikthehet në stërvitje me grupin pas humbjes prekëse të babait të tij 57-vjeçar. Drejtori sportiv, Max Eberl, shprehu mbështetjen e plotë të klubit për lojtarin: “Jeta e tij është ndryshe tani dhe nuk kemi pse ta fshehim këtë. Do t’i japim gjithë mbështetjen e mundshme. Kur të përshtatet me përditshmërinë e re dhe të ndihet gati, do të vendosim nëse do të luajë”.
Të rejat Lexo më shumë
Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh
NPL “Kastrioti” nis pastrimin e pusetave dhe kanaleve në Obiliq pas reshjeve të shiut
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së, deklarohet Albulena Haxhiu