← Kthehu te Ballina
Sport 30/10/2026 18:31

Bayern Munich planifikon udhëtimin historik në Kenia, ndeshje miqësore luksoze dhe përfitime miliona eurosh

Bayern Munich planifikon udhëtimin historik në Kenia, ndeshje miqësore luksoze dhe përfitime miliona eurosh

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore në fillim të muajit janar kundër Ajaxit në Kenia, një vizitë kjo që pritet t’i sjellë klubit bavarez një shumë të konsiderueshme për pjesëmarrje. Sipas raportimeve nga gazeta gjermane “TZ”, kjo shifër vlerësohet të jetë rreth pesë milionë euro, shkruan

Ndeshja miqësore kundër Ajaxit, e cila është caktuar të luhet më 5 janar, do të shërbejë gjithashtu për inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar, “Raila Odinga International Stadium”. Ky impiant pritet të jetë një nga terrenet kyçe për Kupën e Kombeve të Afrikës vitin e ardhshëm, e cila do të mbahet në Kenia, Ugandë dhe Tanzani.

Anëtari i bordit përgjegjës për marketingun dhe shitjet, Rouven Kasper, ka theksuar rëndësinë e këtij udhëtimi për forcimin e lidhjeve me tifozët e mrekullueshëm në kontinentin afrikan.

Megjithatë, udhëtimi i gjatë drejt Afrikës Lindore do të kërkojë një organizim të ngjeshur për bavarezët. Për shkak të fluturimit prej rreth nëntë orësh, skuadra do të udhëtojë më 4 janar dhe do të kthehet më 6 janar, për t’iu bashkuar më pas përgatitjeve intensive të pjesës së dytë të sezonit dhe ndeshjeve të ardhshme në Bundesliga.

Reklamë