Baton Zabërgja vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, asiston në fitoren e Kharkivit
Baton Zabërgja ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin ukrainas, duke regjistruar një asistim në fitoren e Kharkivit ndaj Epitsentrit.
Kharkivi triumfoi të shtunën në udhëtim me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë në elitën e futbollit ukrainas.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ishte protagonist në golin e parë të skuadrës së tij. Zabërgja asistoi në minutën e 48-të për Ramik Gadzhyevin, i cili shënoi për epërsinë 1-0.
25-vjeçari e kompletoi ndeshjen, ndërsa bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të. Në anën tjetër, te Epitsentri, Serjan Repaj luajti gjatë gjithë takimit.
Për Zabërgjën, ky ishte asistimi i dytë në kampionatin ukrainas këtë sezon. Sulmuesi nga Vushtrria ka realizuar edhe gjashtë gola në kampionat, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Përveç paraqitjeve në ligë, Zabërgja ka kontribuar edhe në Kupën e Ukrainës, ku ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime.
Të rejat Lexo më shumë
Katër fruta që mund të ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak
Broja i “mallkuar” nga lëndimet, lë fushën pak minuta pas fillimit të ndeshjes
Dita e 12 e protestave në Shqipëri – Përplasjet mes protestuesve dhe policisë nëpërmjet fotografive