Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë - tre persona privohen nga liria
MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran.
Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë. Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç'rast, gjithashtu, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë.
"Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, para shtëpisë së H.S., me automjet udhëtarësh „BMW“, me targa të Gostivarit, janë afruar V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga fshati Çegran, me ç'rast kanë tentuar t'i godasin me automjet nëpunësit policorë dhe u kanë bërë kërcënime me jetë, pas çka kanë ikur, por shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, janë gjetur dhe privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse", thonë nga MPB.
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Dy ndeshjet e Kosovës, prurjet e reja dhe ekskluzivja për Lutfi Dalipin - gazetarët e Telegrafit në “Arena e Yjeve”
Një grup prej 53 vendesh dhe organizatash bëjnë thirrje për ndihma të pakufizuara për Gazën
Hajvalia bëhet me park të ri rekreativ prej 3,800 metrash katrorë
