← Kthehu te Ballina
Politikë 09/10/2026 12:31

Basha takon ambasadorin e ri francez, në fokus projektet strategjike infrastrukturore

Basha takon ambasadorin e ri francez, në fokus projektet strategjike infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim Ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Jean-François Huchet, të shoqëruar nga Atasheu për Bashkëpunim, z. Frédéric Deshayes.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në projektet strategjike infrastrukturore, zhvillimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe bashkëpunimin me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD)”, thuhet në njoftim.

Ministri Basha ritheksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit me Francën, si aleate dhe partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

Reklamë