Baseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel
Baseli i Zvicrës është shndërruar në një nga destinacionet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, falë historisë së tij kulturore, muzeve të shumta dhe panairit të njohur Art Basel, i cili çdo vit tërheq dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota, shkruan SWI swissinfo.ch, duke iu referuar një artikulli të The New York Times.
Qyteti me afro 200 mijë banorë ka rreth 40 muze, duke e bërë artin pjesë të rëndësishme të jetës së tij kulturore.
Gjatë panairit Art Basel, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, ndërsa koleksionistë dhe artdashës ndërkombëtarë mblidhen për të parë dhe blerë vepra arti me vlerë miliona, e ndonjëherë miliarda dollarë.
Sipas artikullit, pozita gjeografike e Baselit, në kryqëzimin e Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, ka ndihmuar në zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe kulturore ndër shekuj.
Rëndësi të veçantë ka pasur edhe Universiteti i Baselit, i themeluar në vitin 1460 si universiteti i parë në Zvicër, i cili kontribuoi në shndërrimin e qytetit në një qendër të rëndësishme intelektuale, transmeton
Një moment vendimtar për historinë e artit në qytet ishte viti 1661, kur Baseli dhe universiteti blenë koleksionin e njohur Amerbach, duke krijuar një nga muzetë e parë publikë të artit në Evropë.
Më vonë, industria farmaceutike ndihmoi në forcimin e skenës artistike, pasi drejtues të kompanive të mëdha u bënë koleksionistë dhe mbështetës të muzeve.
Në vitin 1967, banorët e Baselit votuan për blerjen e dy pikturave të Pablo Picassos, duke shmangur shitjen e tyre te një koleksionist amerikan. I prekur nga vendimi, Picasso më pas i dhuroi qytetit edhe katër vepra të tjera.
Tri vjet më vonë, në vitin 1970, galeristët Ernst Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt themeluan Art Basel.
Edicioni i parë mblodhi 110 ekspozues nga 10 vende dhe rreth 16.300 vizitorë.
Sot, panairi është zgjeruar edhe në qytete të tjera ndërkombëtare, ndërsa Baseli mbetet vendndodhja e tij kryesore.
Telegrafi Diasporë do sjell te lexuesit veçantitë e secilit qytet të Zvicrës, sidomos atyre në të cilët jetojnë shqiptarët nga Kosova, Shqipëria dhe gjitha trojet tjera shqiptare.
Të rejat Lexo më shumë
Lionel Messi bën histori me çmimin Princesha e Asturias - Kush e fitoi atë para tij?
KEK: Njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar
Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës